Vetëvendosje kundër rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve: Ankohet në PZAP

72
fresco

Anulim të 18 mijë votave me postë të LDK-së, shpallje të rivotimit me postë në diasporë, eliminimi nga lista të Hysen Çekajt, ishin këto tri ankesat që Lëvizja Vetëvendosja i ka çuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në orën e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore e që do të duhej të hapte rrugë për certifikimin final.

Blerim Sallahu dhe Alim Rama, nga kjo parti njoftuan se kanë dërguar “20 faqe” ankesë me, siç pretendojnë ata sërish, “prova të manipulimeve” të votave nga Lidhgja Demokratike e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas rezultateve përfundimtare të shpallura javën që lam pas nga KQZ, kishin fituar 42,3% të votave, nuk po e pranon këtë rezultat. Ata janë ankuar sërish në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

midle

Si përfaqësues i kësaj ankese në konferencë për medie nga Vetëvendosje, doli zëvendësministri Blerim Sallahu, i cili tha se ankesa e tyre koketon te votat me postë, e sidomos në dyshimet e tyre për votat e LDK-së.

“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona lidhur me votimet me postë ,a për shkak të manipulimeve keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së, lidhur me votimet me postë, që këto votime kanë pasur një adresë të vetme, dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjtë”, tha Sallahu.

“Njerëz të LDK-së kanë votuar masivisht për Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu që nga farsa e regjistrimit të votuesve ku shumë votues janë regjistruar vetëm një numër telefoni, qindra votues. Deri te plotësimi i fletëvotimeve…ka qenë organizim kriminal i njerëzve të lidhur dhe angazhuar nga LDK, nga strukturat e LDK-së. Sot VV kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër duhet të jetë rivotim, dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve. Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së; Të ketë rivotim të serishëm të votimit me postë; Kandidatët që kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë se sa në Kosovë, të largohen nga lista, dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë”, kërkoi Sallahu.

Comments