Victoria feston ditëlindjen e 51-të, Davidi e uron me foto fëmijërie

94
fresco

Victoria Beckham feston ditëlindjen e saj të 51-të. David Beckham i shkroi asaj një mesazh urimi emocionues në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen për gruan, mamin dhe shoqen më të mirë që të gjithë mund t’i kërkojmë. Kalofshi ditën më të përsosur, sepse e meriton dhe ne të duam shumë”, shkroi David në një postim në të cilin ai gjithashtu etiketoi fëmijët e tyre, djemtë Brooklyn, Romeo dhe Cruz dhe vajzën Harper, transmeton Indeksonline.

midle

David ka postuar disa foto me Victorian nga fillimi i lidhjes së tyre. Ai gjithashtu ka shtuar fotot e Viktorias kur ajo ishte vajzë e vogël, si dhe një foto të tyre së bashku me fëmijët e tyre. Postimi mori shpejt gjysmë milioni pëlqime.

“Të dua shumë mami. Na ke dhënë dashuri pa kushte që nga dita e parë dhe nuk je ndalur që atëherë”, ka shkruar djali Cruz në një koment nën postim./Indeksonline

Comments