VIDEO +18/ Momenti kur ekzekutohet ambasadori i Rusisë në Turqi

204
fresco

 

midle
VIDEO +18/ Momenti kur ekzekutohet ambasadori i Rusisë në Turqi

Këto janë pamjet e vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi. Diplomati Andrey Karlov ndërroi jetë në spital pasi iu bë atentat në një galeri arti në Ankara. Ambasadori rus u qëllua nga një militant i ISIS gjatë kohës që po mbante fjalim në ekspozitën e pikturave.

Mediat turke raportojnë se atentatori ishte pajisur me një kartë policie dhe ndodhej brenda në sallë.

Në momentin që qëlloi me armë, thirri “Allahu Ekber. Ju po na vrisni në Alepo, ne do t’ju vrasim këtu. Hakmarrje për Alepon”. Më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi duke thënë se Presidenti Vladimir Putin po informohet për ngjarjen e rëndë dhe po mban kontakte me autoritetet turke. Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi gjithashtu vrasjen e ambasadorit rus.

Nga të shtënat me armë brenda në galeri, mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët janë dërguar në spital.

Comments