VIDEO: Dramë në Antalia sonte, një aeroplan preku pistën dhe mori flakë
Një aeroplan i aviotransportuesit rus “Azimut Airlines”, i cili u ul sonte në Antalia të Turqisë, në kushte të pafavorshme atmosferike, ka rënë zjarr në motor dhe të gjithë 79 pasagjerët janë evakuuar shëndoshë e mirë, transmeton HavHaber.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, dhe pista është mbyllur përkohësisht, ndaj avionët janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.
Russian-made Sukhoi Superjet 100-95LR Sochi-Antalya caught fire in Antalya airport pic.twitter.com/6YoLox5Ybd
— Liveuamap (@Liveuamap) November 24, 2024