Bashkësia Islame e Turqisë ka bërë donacion prej 102 kurbaneve për besimtarët myslimanë të Maqedonisë. Kurbanet pasi që të theren do tu shpërndahen qindra familjeve në nevojë. Therrja e kurbaneve u bë në një thertore në Studeniçan, me të gjithë ritualet e nevojshme fetare.
Murat Allkan, “Dyanet”
“Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, shteti i Turqisë nuk i harroi vëllezërit nga Maqedonia, duke iu dërguar kafshë të mëdha për Kurban Bajram. Amanetin e shtetit të Turqisë e sollëm ne këtu që jemi të gjithë shokët. Shfrytëzoj rastin që gjithë muslimanëve tua uroj festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar paqe dhe harmoni në familjet e tyre”.
Në total, në thertoren në Studeniçan do të theren 650 kurbane të vegjël dhe të mëdhenj. Kurbanet përveç nga shteti turk, janë donacion edhe nga organizata të ndryshme humanitare të vendit dhe jashtë, por edhe nga individë të ndryshëm bamirës.
Ferikan Iljazi Ariif /SHENJA/