VIDEO/ Napoli përmbysje spektakolare, Ancelotti sërish i jep leksion Gattusos

291
fresco

Në “San Paolo” u luajt një ndeshje e çmendur pasi Napoli bëri një përmbysje spektakolare përballë Milanit.

Skuadra napolitane edhe pse ishte në disavantazh, tregoi edhe një herë që reagon siç duhet ndërsa Gattuso ka marrë sërish leksion nga Anceloti por këtë herë si trajner.

Në minutën e 15’ ‘Rossonerët’ kaluan të parët në avantazh me anë të Bonaventuras.

Në fillim të pjesës së dytë, Milan dyfishoi rezultatin me mbrojtësin Calabria.

midle

Vazhdimi i pjesës së dytë i takoi në tërësi Napolit, që fillimisht në minutën e 53’ ngushtoi diferencën me anë të Zielinskit 1-2.

Ishte pikërisht ky lojtar që shënoi një tjetër gol të bukur në minutën e 67’ dhe në këtë mënyrë barazoi rezultatin 2-2.

Në minutën e 80’ vjen goli i fitores për Napolin me Dries Mertens që me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë për të dërguar topin drejt rrjetës.

Comments