Vjen “Mbretëresha”, pilotët sy më sy, gjigantët e botës bëjnë “lojëra lufte” në Mesdhe
Një numër i madh anijesh dhe avionësh të SHBA-ve dhe Britanisë së Masdhe kryen manovra ushtarake gjatë ditëve të fundit përballë ujërave siriane duke shqetësuar jo pak aviacionin rus.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se tensioni është i lartë në këtë rajon të Mesdheut ku tashmë gjenden të dislokuara një numër i madh anijesh dhe avionësh nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Madje, sa i përket britanikëve, pak orë më parë kaloi nëpër Gjibraltar edhe aeroplanmbajtësja “HMS Queen Elisabeth”, fjala më e fundit e teknologjisë, e cila mban avionët e famshëm F-35.
Gjatë stërvitjeve të amerikanëve dhe britanikëve, në ajër janë ngritur edhe disa avionë rusë nga baza e tyre në Sirinë veriore duke ndjekur veprimet e aleatëve të NATO-s.
Më herët, Rusia kishte dërguar disa bombardues bërthamorë në Siri, një veprim ky që u lexua si tregim force që Putin i bën administratës Biden sa i përket prezencës në Mesdhe. /abcnews.al