Vjena, vendi më i përshtatshëm në botë për të jetuar!

Indeksi global i jetueshmërisë, i hartuar nga “Economist Intelligence Unit” rendit Vjenën në krye të listës së vendeve më të mira për të jetuar.
Prej 7 vitesh ky vend mbahej nga Melburni.
Dy metropolet kanë qenë tejet ngushtë në analizat vjetore për vite me radhë, teksa Melburni ka fituar këtë pozitë në shtatë edicionet e fundit të studimit.

Këtë vit, një ulje e kërcënimit për sulme militante në perëndim të Evropës dhe shkalla e ulët e krimit, ka ngritur Vjenën në pozitën e parë.
Në fund të tabelës gjenden Damasku në Siri, ndjekur nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka dhe Lagosi në Nigeri. Në këtë analizë nuk janë përfshirë disa nga kryeqytetet më të rrezikshme në botë si Bagdadi apo Kabuli.
Osaka, Calgary dhe Sydney kanë kompletuar listën e pesë vendeve të para, derisa edhe më herët vendet e para plotësohen me qytete të mesme, të pasura dhe me pak popullsi. Këtë vit Londra është listuar e 48-ta.