VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore

57
fresco

Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se ndryshoi ligjin ku u ndalohej të merrnin pozita udhëheqëse personave të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve apo Britanisë së Madhe.

“Bujar Osmani i njohur me rastin Pacienti lavdërohet e krekoset që BDI e ka sjellë ligjin për masa restriktive për ata që janë në listë të zezë. Por, harroi të cek se pikërisht ishin ata që kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, propozuan dhe miratuan ndryshime në ligjin për masa restriktive.

midle

Ishte pikërisht BDI, ajo e cila ndryshoi ligjin ku u ndalohej të merrnin pozita udhëheqëse personave të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve apo Britanisë së Madhe”, thonë nga VLEN.

Nga atje i bëjnë të ditur Osmanit dhe BDI-së se qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën dhe nuk bien prej e mashtrimeve që i hedhin ato në opinion. BDI ka mbetur në mëshirë të fatit dhe vetëm reformat e thella e shpëtojnë nga rrënimi dhe dalja nga humnera e krimit në të cilën është zhytur. BDI duhet ta pranoj të faktin dhe të vërtetën se tani ajo është në opozitë dhe nuk mund të diktoj dhe kurdis tenderë për miqtë e tyre.

Comments