Vlora Çitaku kritikon VV-në për mungesë bashkëpunimi: As sot nuk ka ndryshuar vota jonë

56
fresco

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos-përpjekjen për të bashkëpunuar me partitë e tjera parlamentare në procesin e konstituimit të Kuvendit, shkruan Insajderin.

Duke folur për mediat para seancës konstituive të Kuvendit, Çitaku ka konfirmuar se PDK edhe sot nuk do të japë votën për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

midle

“Ju e dini që i takon grupit më të madh parlamentar që të japë propozimin, por ky grup nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për të kontaktuar grupet e tjera për një emër konsensual. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe as vota jonë,” tha ajo.

Në seancës e së shtunës Albulena Haxhiu arriti të sigurojë vetëm 57 vota, nga 61 sa duhet për t’u përzgjedhur.

Nga ora 15:00, pritet të nis seanca e radhës.

Comments