VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

560

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski tha se po të ishin këto zgjedhje parlamentare VMRO-DPMNE do të kishte numrin më të madh të deputetëve.

Sipas tij, VMRO-DPMNE përsëri është partia më e madhe në Maqedoni.

“Fituam në Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Sopishte, Ilinden. Gordana ka fituar edhe në Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli. Kemi fituar në Prilep, Sveti Nikollë, Vallandovë, Debarc, Demir Kapijë, Probishtip, Rosoman…”, deklaroi Mickoski.

“Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundër kandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën”, tha Siljanovska.

“Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska.

Ajo kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse sipas saj, numrat nuk janë në dobi të Qeverisë aktuale dhe se qytetarët sipas saj meritojnë ndryshime.

“Ndryshimi do të vjen së shpejti” tha mes tjerash ajo.

Comments