VMRO-DPMNE: Me taksën e re derivatet e naftës do të shtrenjtohen për katër denarë
VMRO-DPMNE ka njoftuar këtë mëngjes se nafta do të rritet për 4 denarë për litër me taksën e re që do të futet me rebalancin e Buxhetit, i cili u miratua nga Qeveria këtë javë dhe duhet të miratohet në Parlament.
“Me rebalancin e buxhetit, Zaev propozon futjen e një takse të re, një tarifë për importin dhe prodhimin e karburantit me naftë prej 4 denarë për litër.
Me këtë taksë të re, karburantet me naftës do të jenë në vazhdimësi më të shtrenjta për 4 denarë”, reagojnë nga VMRO-DPMNE.
Partia opozitare pretendon që me një masë të tillë, gati 27 milion euro duhet të mblidhen në gjysmë viti, pra rreth 54 milion euro për një vit.
“Njerëzit janë ata që preken më shumë nga rritja e çmimit të naftës për shkak të taksës së re. Bujqit, transportuesit dhe qytetarët në tërësi janë ata që do të mbajnë barrën e taksës së Zaevit”, shtojnë nga partia opozitare.