VMRO DPMNE, nesër në protestë kundër qeverisjes së re BDI-LSDM

204
Ish kryeministri dhe kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski paralajmëroi ditën e djeshme masa për të mos lejuar realizimin e programit të LSDM-së dhe BDI-së.

Partia e Nikolla Gruevskit ka paralajmëruar protestë për ditën e nesërme në Shkup, shkruan agjencia e Lajmeve Flaka, duke cituar burime nga policia.

Gruevski, akuzoi Lidhjen Social-Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim për përpjekje për “defaktorizimin e maqedonasve dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet”.

Në paraqitjen e parë pas negociatave mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re, Gruevski drejtoi akuza të ashpra ndaj liderit social-demokrat, Zoran Zaev, për heqje dorë nga “interesat kombëtare dhe shtetërore” dhe lëshim ndaj kërkesave të shqiptarëve, që, sipas tij, nuk kanë fund.

Comments