VMRO me kritika të ashpra për Shilegovin, “4 vjet përtaci Shilegov nuk ndërtoi asnjë projekt kapital”
VMRO DPMNE ka dalë me kritika të ashpra për kryetarin qytetit të Shkupit, nga Kjo parti thonë se Shilegovin për 4 vjet përtaci Shilegov nuk ndërtoi asnjë projekt kapital. Këshilltarja e VMRO-së në Qytetin e Shkupit Svetlana Kolariq tha se tanimë bulevardi Boris Trajkovski duhej të jetë gati.
“Ora është 10 e 30 minuta, punëtorët nuk janë këtu, kurse makineritë po presin të fillojnë me punë. Për katër vjet shkupjanët po mashtrohen, pa asnjë projekt kapital, vetëm premtime të rrejshme nga ana e përtacit Shilegov. Shilegovi brenda 4 vjetëve nuk ndërtoi asnjë bulevard, kurse tani 3 muaj para skadimit të mandatit të tij iu kujtua ta finalizojë bulevardin “Boris Trajkovski”, i cili as nuk ishte paraparë në Buxhet për vitin 2021 dhe thoshte se nuk do ta ndërtonte”, tha Svetlana Kolariq nga VMRO-DPMNE.