Von der Leyen sot në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

50

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të vizitës që po zhvillohen në Ballkanin Perëndimor.
Von der Leyen do të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Me presidenten do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për media. Ndërkaqë me Kryeministrin do të takohet në orën 11:15.

Von der Leyen ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë./Lajmi.net/

Comments