Votohet pro Komisionit për verifikimin e mandateve

65
fresco

Në takimin konsultativ mes kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive politike, u arrit marrëveshja për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Pak minuta më pas nisi seanca konstituive, ku 120 deputetët e pranishëm unanimisht votuan “pro” këtij raporti, shkruan IndeksOnline.

midle

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për verifikimin e fakteve shkuan në një takim tjetër të ndarë, për të përpiluar raportin e ri të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Tani, raporti i ri duhet të përpilohet dhe votohet edhe një herë përbrenda Komisionit, e më pas dhe në sallën e Kuvendit, nga të gjithë deputetët e zgjedhur më 9 shkurt.

Comments