Vrasja e 33 vjeçarit në Shkodër, babë e bir arrestohen si të dyshuar

173

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Shqipëri.

Siç raportojnë mediat atje, të arrestuar janë babë e bir, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Ramazan Mataj u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Comments