VREDI për iftar te “baba” Bini!

rrëfenjë sokaku
Sonte që thoni o shokë, liderët e VREDI-t do t’ia mësyjnë Prishtinës pasi baba Bini i ka ftuar për iftar me një sebep t”i jap udhëzimet e fundit para zgjedhjeve lokale te vjeshtës.
Me këtë rast baba Bini do kërkoj që VREDI të shkoj e bashkuar në këto zgjedhje, në të kundërtën do shkoj pëŕ lesh VREDI!
Baba Bini, siç thonë muhabetet e sokakut do t’i propozoj vredistëve ta zgjedhin Arbenin lider të VREDI-t.
Mirëpo, Bili i vockël nuk bie dakord për Arbenin si lider i tyre, ku në mbledhjen e fundit mes vredistëve ka kërcnuar se nuk ka nevoj për votën e Aleancës sepse Tetovën e fiton edhe pa VREDI-n, ndaj Besa e tij do rikandidoj në Pollog me kandidatët e saj.
Baba Binit i duhet një zgjidhje për t’i bashkuar vredistët, ku këto ditë thonë se ka filluar përçarja për liderizëm mes tyre dhe se baba Bini në këtë rast po favorizon Arbenin dhe jo Bilin e vockël.
Megjithë përçarjet brenda grupit VREDI, baba Bini i kërkon atyre t’i bashkojnë votat me kryekomitin Micko aty ku i duhen komitëve dhe anasjelltas për vredistët.
E kuptoni ku ka vajtur logjika e baba Binit dhe miqësia e tij me komitët?

Por ama, baba Bini nuk e çan trapit pse VREDI nuk solli ndryshimin e përfolur në media por, as të kërkoj nga ata pse kryekomiti Micko nuk do ta fshij nga kushtetuta 20% e turpit sa më shpejtë, por sheh të bëhet baba i shqiptarëve në rajon në vend që t’i drejtohet vetë kryekomitit Micko se për 9 muaj të qeverisjes së tij me vredistët nuk ndodhi asnjë ndryshim, por përkundrazi, shqiptarët po degradohen si komb!
Ky fakt i dhimbshëm dhe i hidhur që nuk e preokupon baba Binin për statutin inferior të shqiptarëve në “Severna” si qytetarë të dorës së dytë, por nuk merr guximin t’i drejtohet despotit Micko për ta hapur kushtetutën nëse e do vërtetë barazinë e shqiptarëve në “državën Severna” dhe jo të ndërsej një grup shqiptarësh kundër një tjetri për llogari të tij karrieriste.
Nëse shkoni për iftar te baba Bini për pazare të ndyra politike sesi ta shisni Strugën dhe Kërçovën komitëve, ahere iu ngectë në fyt iftari!
Medai Shaholli