Vritet me armë zjarri një 48-vjeçar në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Shqipërisë
Rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zallher, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz,
Sipas informacioneve i dyshuar është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, raporton A2CNN.
Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.