Një shtetas i Maqedonisë është rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Ai është vrarë së bashku edhe me dy të huaj të cilët kanë punuar për një kompani ndërkombëtare për ushqim në Kabul.
“Një shtetas indian, malajzian dhe i Maqedonisë janë rrëmbyer dhe vrarë, ndërsa i gjetëm trupat e tyre”, deklaroi sot zëdhënësi i shefit të policisë në Kabul Hashmat Stanekai.
Zëdhënësi saktëson se të tretë kanë punuar në kompaninë e dytë sipas madhësisë për ushqim dhe ketering në botë Sodekso.
Një përfaqësues afgan kumtoi se letërnjoftimet e tyre janë gjetur pranë trupave të tyre dhe se tani kërkojnë konfirmim nga firma për të cilën kanë punuar.