Vuçiq e nis ditën me kërcënim për luftë, vërtetohet deklarata e Kurtit në Zvicër!

411

“Lufta është jetë, jeta është luftë! Asnjë dorëzim”, ky është mesazhi kërcënues që presidenti i Serbisë e bëri sot përmes një postimi në Instagram.

Kësisoj, kjo vërteton deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti për alarmin e hakmarrjes nga Serbia.

Shefi i ekzekutivit ka alarmuar për rrezikun e një lufte që mund ta nisë Serbia në rajon, transmeton Indeksonline

Mediumi zviceran, NNZ, ka cituar Kurtin duke thënë se shteti serb nuk ka hequr dorë nga hakmarrja në Kosovë.

“Aspak, Vuçiqi thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që e dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe”, ka thënë ai.

“Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Vuçiqi ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, u shpreh Kurti. /Indeksonline/

Comments