Vuçiq i kërkon O’Brienit që ShBA të mos vendos sanksione ndaj NIS-it, i flet për “pasojat në ekonominë serbe”

89

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, të cilit i ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos i vendosin sanskione Industrisë së Naftës së Sebrisë (NIS) e cila në përqindjen më të madhe është në pronësi të Gazprom-it të Federatës së Rusisë.

Kjo pasi Vuçiq ka paralajmëruar se është në dijeni që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ShBA mund të sanksionojë këtë kompani – për shkak se profitet e saj kanë shkuar në financimin e agresonit rus ndaj Ukrainës.

“Një nga temat ishte çështja e NIS dhe pasojat që vendosja e sanksioneve nga SHBA-të mund të lindë mbi ekonominë dhe qytetarët e Serbisë, veçanërisht në dritën e krizës globale energjetike”, shkroi Vuçiq në Facebook.

Comments