Walkeri viziton shtëpinë ku u krye masakra e Poklekut: Qenka më rëndë se në Reçak

117

Ish-ambasadori i ShBA-së, William Walker, ka vizituar shtëpinë që i dedikohet masakrës në fshatin Poklek.

Siç transmeton Klan Kosova, Walker është prekur emicionalisht nga kjo vizitë.

Ish-ambasadori, që respektohet gjerësisht në Kosovë për rolin e tij në masakrën e Reçakut, ka thënë se ajo çfarë ndodhi në Poklek është edhe më e rëndë se në Reçak.

“Më vjen keq dhe kërkoj falje në emrin tim për atë çfarë ka ndodhur këtu sepse me të vërtetë qenka edhe më rëndë se në Reçak” – ka thënë Walkeri, njofton Klan Kosova.

Comments