Whatsappi sjell ndryshime për përdoruesit
Whatsappi do të ofrojë së shpejti mundësinë për t’i transkriptuar mesazhet me zë.
Kjo është bërë e ditur nga kompania, ku përdoruesit që pranojnë mesazhe nëpërmjet zërit, do të mund t’i shohin ato si tekst. Kjo do të bëhet në mënyrë direkte, por që do të ofrojë siguri të madhe që askush të mos ketë qasje në to.
Whatsapp nuk ka dhënë detaje nëse transkriptimi i mesazheve do të bëhet nëpërmjet inteligjencës artificiale.
META, pjesë e së cilës është Whatsapp, ka sjell shumë ndryshime muajve të fundit në këtë platformë komunikimi.
Fokusi ka qenë te rritja e sigurisë.