Winterthur: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu me shtetesi kosovare.
Siç kishte raportuar policia, një grua e plagosur ishte gjetur në Winterthur-Grüze të mërkurën pasdite (8 janar 2025) .
Pak para orës 15:30, një grua e plagosur ishte raportuar në polici në lagjen Grüze, transmeton albinfo.ch. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt gjetën një grua me lëndime në kokë.
Sipas gjetjeve fillestare, 24-vjeçarja kosovare po udhëtonte në këmbë e shoqëruar nga një burrë. Gjatë zënkës ai ka plagosur gruan në kokë. Kur një çiklist ishte afruar, burri e kishte lëshuar viktimën dhe kishte ikur, shkruan polizeinews.ch. E plagosura është dërguar me ambulancë në spital.
Disa ditë më vonë, mbrëmjen e së shtunës, i kërkuari është dorëzuar në policinë e qytetit Winterthur dhe është arrestuar.
I akuzuari është bashkëshorti i viktimës, 34 vjeçar me shtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.
Hetimet për rrjedhën e saktë dhe motivin e krimit, të cilat janë duke u zhvilluar nga Policia e Kantonit të Cyrihut dhe Prokuroria Publike I, janë duke vazhduar.
(Foto: Policia e Kantonit të Cyrihut).