Xhaferi: Albin Kurti krijoi parti politike në vendet fqinje dhe ndoqi politika përçarëse
Kandidati për deputet nga LDK, me numrin 32, Krenar Xhaferi, ka folur për raportin e Kosovës me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se shqiptarët asnjëherë më parë nuk kanë pasur një pozicion më të favorshëm se përfaqësimi nga katër kryeministra në rajon.
Por, që kjo nuk u shfrytëzua sipas Xhaferit në të mirë të vendit si për të siguruar njohje të reja.
“Në vend që të promovohej unifikimi mes tyre, Albin Kurti krijoi parti politike në të gjitha këto vende dhe ndoqi politika përçarëse në mes tyre. Fryma që e karakterizon atë si person është përçarëse, jo unifikuese. Kjo frymë e ka sjellë Kosovën në një situatë pa asnjë njohje të re dhe me ndalimin e investimeve të huaja në Kosovë”, tha ai.