Xhamia e Elbasanit fiton çmimin e parë ndërkombëtar për arkitekturën më të bukur fetare në botë

Xhamia e Ballies në Elbasan, e cila ishte përzgjedhur fillimisht si një nga pesë objektet më të bukura të kultit në botë, ka fituar çmimin e parë ndërkombëtar për arkitekturën më të bukur fetare në botë.

Ky çmim prestigjioz u organizua nga ArchDaily, platforma më e madhe globale për arkitekturë dhe dizajn.
Ky lajm është ndarë edhe nga komuniteti musliman në Shqipëri, të cilët kanë theksuar se ky çmim konfirmon vlerat unike të kësaj xhamie, e cila ndërthur arkitekturën tradicionale islame me elementet moderne.