Ylber Ramadani mund të largohet nga Leçe

122

Mesfushori i kombëtares së Shqiupërisë, Ylber Ramadani e kaloi një periudhë shumë të mirë te Leçe, por gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit Xhiampaolo, pasi futbollisti nga Kosova nuk po aktivizohet shumë.

Për këtë temë ka folur së fundmi gazetari i njohur italian, Françesko Romano, i cili e tregon këndvështrimin e tij për këtë çështje. Romano e pranon faktin madje se lojtari mund të largohet.

“Është e qartë që pas ndeshjes kundër Romës, ku u zëvendësua sa nisi pjesa e dytë, ka diçka që nuk shkon në rastin e tij, nuk ka hyrë më në fushë. Nëse do të vijë një ofertë konkrete për të, te Leçe do ta mendojnë seriozisht sepse është e qartë se Xhiampaolo po e përjashton,” ka shkruar gazetari Italian.

Comments