Ylli i PSG-së me ide qesharake se si ta ndalë Messin në Ligën e Kampionëve (FOTO)

379

Ylli i Paris Saint Germain, Lucas Moura, pret ndeshje të vështirë të martën mbrëma në Parc des Princes, ku kampionët e Francës presin ata të Spanjës, Barcelonën.

Anësori brazilian vëmendje i ka dhënë pesë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messit, që sipas tij është shumë e vështirë të ndalet dhe se do të jetë rreziku kryesor për PSG-në në këtë ndeshje.

I pyetur si ta ndalesh Messin, Lucas qesh. ‘Ligjërisht?’ Pyet më pas ai. “Për mua është e pamundur që ta ndal atë. Duhet ta lidhesh [për ta ndalë]”, ka deklaruar Moura.

Comments