ZAEV DËRGOI TELEGRAM NGUSHËLLIMI DERI TE AUTORITETET E RUSISË, GJERMANISË DHE ZVICRËS

139
fresco
midle

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dërgoi telegram ngushëllimi deri te autoritetet e Rusisë, Gjermanisë, dhe Zvicrës për, sipas të gjitha indikacioneve sulmet terroriste, me viktima në këto vende, që mbrëmë e tronditën botën, njoftuan sot nga partia.

“LSDM-ja dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë i bashkangjiten opinionit botëror demokratik në dënimin më të ashpër të sulmeve terroriste në Ankara, Berlin dhe Cyrih. Vrasjen e ambasadorit rus Andrej Karlov në Ankara derisa ka folur në një ekspozitë, vrasjen e të paktën 12 personave dhe 48-të të lënduarve, sipas informacioneve të fundit, gjatë shpërthimit të një kamioni i cili ka hyrë në një treg krishtlindjesh në Berlin, si dhe sulmin para Qendrës islamike për lutje në Cyrih ku ka të lënduar me akte qyqare të provokimeve të cilat kërkojnë qasje të mençur dhe qasje deri te bota e civilizuar, e cila duhet autorët t’i nxjerrë para drejtësisë dhe ta ruajë stabilitetin e përgjithshëm dhe sigurinë e qytetarëve në botë”, qëndron mes të tjerash, në telegramet e veçanta të kryetarit Zaev.

Këto sulme monstruoze, shton ai, tregojnë me çfarë energjie bota demokratike nevojitet, edhe më fuqishëm edhe në mënyrë më të organizuar të bashkohet në përgjigjen ndaj të gjitha formave të kërcënimeve me dhunë dhe të dhunës që e rrezikojnë jetën dhe qetësinë e qytetarëve kudo që jetojnë.

Comments