Zaev e Cipras pranojnë Çmimin Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”

Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite niset për Munster të Republikës Federale të Gjermanisë, ku nesër në ceremoni solemne do t’i jepet Çmimin Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”, i cili për vitin 2020 i është ndarë kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras.

Në shpjegimin e çmimit thuhet se “Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën marrëveshje historike që si shembull i qasjes së lartë diplomatike, zgjodhi një çështje të hapur dhe me këtë, mes tjerash, dhanë kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit”.
Në ceremoninë solemne nesër në Munster, çmimin dy laureatëve do t’ua ndajë Presidenti i Letonisë, Egils Levic, si përfaqësues i tre vendeve baltike të cilët këtë çmim e fituan për vitin 2019.