Zaev i porositi nxënësit që mos të ndalojnë me parashtrim të pyetjeve

237

Kryeministri Zoran Zaev u dëshiroi sukses në mësim të gjithë filloristëve në fillim të vitit shkollor dhe i porositi që kurrë mos të ndërprejnë së parashtruari pyetje dhe gjithmonë të mbeten kurreshtarë dhe të etur për dituri.

Kryeministri Zaev, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe kryetarin e Komunës Butel, Velimir Smilevski ishin të pranishëm në organizimin me rastin e ditës së parë shkollore në SHF “Aco Shopov”.

“Dita e parë shkollore është një nga ditët më të rëndësishme në jetë të çdo fëmije dhe ne të rriturit e kujtojmë atë ditë. Në emër të kësaj u dëshiroj ditë të parë të lumtur të gjithë fëmijëve që fillojnë vitin e ri shkollor, ndërsa arsimtarëve vit të suksesshëm shkollor”, sqaroi Zaev.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se fillimi i vitit të ri shkollor paraqet sfidë për të gjithë ne, për institucionet, arsimtarët,. fëmijët dhe prindërit.

“Punomë shumë që të sigurojmë për nxënësit më të rinj dhe gjeneratat e ardhshme një Maqedoni evropiane dhe arsim evropian”, tha Ademi.

Comments