Zaev: Kjo dëshmon se gjyqësori është vënë nën kontroll (Video)
Sot duheshte të mbahet procesi gjyqësor për rastin “Puç” por është shtyrë për shkak se nuk kishte juri dhe nuk mundi të kompletohet Këshilli Gjyqësor. Gjykimi u shty për 1 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë ishin të pranishëm, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe gruaja e tij Sonja Verushevskako dhe poashtu edhe Prokurorja Katica Janeva.
Zoran Zaev sot para Gjykatës në praninë e mediave tha se shtyerja e seancës gjyqësore tregon se gjyqësori është nën kontroll.
‘Kjo çfarë ndodhi sot në gjykatë, siç e dini, nuk u liruat edhe ju gazetarët, është një turp i madh për gjykatën. Sot kjo është dëshmi sesi instrumentalizohet dhe sesi vihet nën kontroll gjyqësori për shkak të disa politikave të çmendura në Maqedoni. Sot seancë nuk është mbajtur seanca për shkak se dëshmitari kryesor, i vetmi dëshmitar, Nikolla Gruevski vendosi të mos paraqitet në gjykatë apo Gjykatës i është thënë të mos të dorëzojë ftesë’.