Zaev: LSDM do të rinovohet, do t’u japim shansë njerëzve të rinjë
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se ai edhe më tej do të bashkëpunojë me Radmilla Shekerinskën edhe përkundër paralajmërimit të saj se ajo nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat të tretë si nënkryetare e partisë, duke shtuar se me të dhe me një përqindje të madhe të udhëheqjes ranë dakord ta rinovojnë udhëheqjen e partisë.
“Radmilla Shekerinska e paralajmëroi dorëheqjen e saj dhe në bisedë me mua ndau se nuk e ka ndërmend të kandidohet për nënkryetare për një mandat të tretë. Së bashku me Radmillën në vitin 2013, unë si kryetar, ndërsa ajo si nënkryetare, e morëm udhëheqjen e LSDM-së në një kohë jashtëzakonisht të vështirë. Unë e respektoj atë. Përveç të gjithë të tjerëve dhe qytetarëve, ajo është një nga më meritorët për anëtarësimin tonë në NATO, për statusin e kandidatit me BE-në, për vendimin për fillimin e negociatave me BE-n[ dhe për shumë procese në vend të rëndësishme për qytetarët. Unë e di që ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, ajo është shoqja ime pa marrë parasysh se ku do të ndodhet në të ardhmen në LSDM apo në shoqëri. Në shoqëri me siguri, sigurisht për shkak të gjithë përvojës së saj dhe unë besoj se ne do të bashkëpunojmë në shumë projekte të përbashkëta ose sfida në periudhën e ardhshme, tha Zaev në pyetje të gazetarëve pas lëshimit në përdorim të centralit fotovoltaik në Tetovë, Komuna e Bërvenicës.
Lidhur me informacionin se Shekerinska e refuzoi pozicionin e ambasadores së vendit në Uashington dhe se ajo u distancua nga lideri i partisë, Zaev thotë se kjo është një pyetje për të, dhe për të ajo është dhe mbetet një bashkëpunëtore e ngushtë.
I pyetur se si do të ndikojë kjo në parti, Zaev sqaroi se me Shekerinskën dhe një përqindje të madhe të udhëheqjes ranë dakord ta rinovojnë udhëheqjen e LSDM-së.
“Këtë ia kemi borxh popullit tonë dhe Social Demokratëve, t’u japim shanse njerëzve të rinj, fytyrave të reja. Ju e dini që edhe si kandidat për kryetar më 21 mars, mesazhi kryesor ishte politika e re. Ne duhet ta tregojmë atë politikë edhe përmes stafit dhe me hapa konkretë. Njerëzit duan në shekullin 21 në dekadën e tretë inovacione, shpikje që do ta përshpejtojnë rritjen dhe zhvillimin e vendit, do të sjellin me një ritëm më dinamik më shumë lumturi, më shumë përfitime ekonomike për njerëzit tanë, ky është koncepti ynë i përbashkët, ne punojmë për këtë ditë dhe do të vazhdojë të punojmë pa marrë parasysh se kush e si në të ardhmen do të vendoset mbi detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre”, tha Zaev.
Ai hodhi poshtë çdo lidhje të çështjes “Rashkovski” me Shekerinskën dhe vuri në dukje se një nga angazhimet kryesore të Qeverisë është ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke theksuar se “nuk ka të paprekshëm, siç nuk ka as fajtor derisa të dëshmohet kjo”.