Zaev nga Sofja: Problemi është bilateral dhe duhet të gjejmë zgjidhje

348

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv/kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani, janë në vizitë pune në Sofje. Qëllimi i kësaj vizite është intensifikimi i përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura dhe për zhbllokim të integrimit evropian të Maqedonisë.

Në një konferencë për media kryeministri Zaev së bashku me kryeministrin teknik të Bullgarisë, Stefan Janev, theksoi se përpara kemi kohë të shkurtër dhe për këtë arsye duhet të punojmë së bashku.

“Kemi një kohë shumë të shkurtër përpara, dhe për këtë jemi së bashku. Punojmë së bashku, diskutojmë për zgjidhje të cilën edhe një herë po e them patjetër të jetë zgjidhje bilaterale. Për këtë zgjidhje e cila është në tavolinë para nesh, patjetër duhet të ketë kujdes për interesin e të dy vendeve. Vetëm kështu qytetarët do të mbështeten, vetëm kështu do të kemi sukses në realizim për të gjitha zgjidhjet që jemi duke biseduar”, u shpreh kryeministri Zaev.

Comments