Zaev: Nuk ka një kandidat shqiptar për Shkupin, risia e BDI-së është moderinizimi i partisë

312

Kryeministri Zoran Zaev, ka përgënjeshtruar zërat se bashkë me BDI-në do të nominojnë një kandidat shqiptar për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Në një prononcim për mediat, Zaev tha se risia të cilën e paraajmëron BDI bën fjalë për modernizimin e partisë, dhe në të njëjtën kohë është në frymën e asaj që ne po bëjmë si qeveri.

Ai mohoi se është diskutuar kjo temë me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti.

“Nuk ka pasur fare diskutim për një gjë të tillë, për një kandidat të përbashkët.Ka të bëjë me një platformë politike, perspektivë, të ardhme, etj”, tha Zaev.

Kujtojmë se lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ditë më parë tha se të shtunën do të kumtojë një surprizë, pas çka në opinion filluan shpekulimet se bëhet fjalë për një kandidat shqiptar për Shkupin.

Comments