Zaev: Përmbushëm të gjitha kushtet për fillim të bisedimeve
Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e Forumit të Parë Ekonomik tha se Maqedonia e Veriut demonstroi sjellje evropiane, vullnet politik dhe ndërton marrëdhënie të mira ndërfqinjësore që janë të domosdoshme për prosperitet ekonomik dhe standard më të mirë jetësor.
“Mesazhin e samitit “Delfi” në Athinë, e them edhe këtu në Shkup, përkatësisht na nevojitet Ballkan ekonomik i shekullit 21, i integruar në BE. Sot do të shtoj edhe Ballkan që jeton në të tanishmen dhe ndërton të ardhme, ndërsa e kaluara është mësim që ndarjet dhe grindjet nuk çojnë askund”, tha Zaev