Zelanda e Re e mirëpret Vitin e Ri 2025
Tashmë ka kaluar mesnata në Zelandën e Re, shtet që hyri në vitin 2025.
Qyteti Auckland po e shënon Vitin e Ri me shfaqjen tradicionale me fishekzjarrë në ndërtesën ikonike, Kulla e Qiellit, raporton televizioni BBC.
Ishulli verior dhe jugor të Zelandës së Re shtrihen në zonën e njëjtë kohore, por Ishujt Chatham, rreth 1.088 kilometra në lindje të Ishullit Jugor, janë 45 minuta përpara dhe tashmë e kanë nisur festën.