Zemaj për refuzimin e ftesës së Prokurorisë nga Kurti: Është në origjinalitetin e tij

56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ftesën e Prokurorisë Speciale për kryeministrin Albin Kurti.

I pyetur se si e komenton refuzimin e Kurtit për të shkuar në Prokurori, ai u shpreh se kjo është në origjinalitetin e kryeministrit.

“Kjo është ajo që është në origjinalitetin e z.Kurti, sepse refuzimi për institucionet e Kosovës ka qenë top-ideologjia e Lëvizjes Vetëvendosje, refuzimi për flamurin, himnin, Kushtetutën, por ai ka qenë më shumë mashtrim dhe pjesa tjetër ndërlidhet me tendencën për t’u viktimizuar, gjoja se prokuroria, gjykatat i takojnë një sistemi të kaluar, një regjimi të kaluar”, u shpreh ai.

Comments