ZEQIRI: Zona ekonomike e Tetovës, storie e suksesshme. Ja përgjigjja edhe ndaj Gruevskit

241

Ministri për investime të huaja, Arlind Zeqiri ka theksuar se zonat e lira ekonomike janë një mundësi e mirë për investuesit e rinj.

“Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës është një storie e suksesshme, ku me një kompani do të ketë 3.000 të punësuar, ku ata do të kenë mundësi që atë ditë që do të bëhet hapja solemne të konkurrojnë, d.m.th. më 3 nëntor. Të njëjtën do ta promovojmë në Cyrih, ku do të promovojmë kompaninë e madhe amerikane”, ka thënë Zeqiri gjatë vizitës së sotme të kompanisë më të suksesshme në Maqedoni, Dauti Komerc në Shkup, informon Aktuale.mk.

Zeqiri ka dhënë përgjigjen e tij lidhur me atë që ish kryeministri dhe lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski në Revistën “Forbes” nuk përmendi zonën e lirë në Tetovë:

“Shpreh keqardhje që kryetari i VMRO-së nuk përmend në intervista të rëndësishme ndërkombëtare si Revista ‘Forbes’ Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës, e cila është më  e madhja e sapohapur në vendin tonë dhe kemi arritur tashmë që vetëm me një investim, konkretisht të kompanisë amerikane LEAR, të sigurojmë punësimin e pritshëm të 3.000 njerëzve.

Ky është një sukses që nuk mund të mos përmendet pasi vetëm me një investim në këtë zonë do arrihet 60% -shi i numrit të punësuarve në zonën Bunarxhik për 10 e më shumë vite. Unë veç mund t’i uroj kësaj kompanie punë të mbarë dhe të shtohen sa më shumë, kurse ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për hapjen e vendeve të reja të punës për çcdo shqiptar dhe çdo qytetar të Maqedonisë”, ka thënë ministri Zeqiri

Comments