Zëvendëskryeministri Lika takon ambasadorin gjerman, Gerberich

401
fresco

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot (e Premte, 15.09.2017) realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, z. Thomas Gerberich.

Në këtë takim të parë, ambasadori gjerman z. Gerberich përgëzoi zëvendëskryeministrin Lika për detyrat ambicioze reformuese që ai ka marrë përsipër, duke e inkurajuar se me realizimin e tyre do të krijohet një atmosferë më e favorshme jetese për të gjithë banorët e vendit dhe kështu Republika e Maqedonisë do të jetë një hap para perspektivës evropiane.

midle

Bashkëbiseduesit mes tjerash, shprehën opinione edhe për çështjen e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, ligj i cili plotfuqishëm do të përfaqësojë komunitetet më të vogla në shtet dhe njëherësh do të përdoret si faktor promovimi i përfitimeve që rrjedhin nga bashkëjetesa midis komuniteteve.

Zëvendëskryeministri Lika e uroi z. Gerberich për emërimin e tij si ambasador në vendin tonë dhe njëkohësisht shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes Ambasadës gjermane dhe SIMO-s. Poashtu, z. Lika theksoi se përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë, si dhe numri i madh i banorëve që jetojnë e veprojnë në Gjermani, janë një urë lidhëse e cila mundëson rritje të intensitetit të bashkëpunimit dypalësh dhe gjithëpërfshirës mes dy shteteve. “ Sfida më rrënjësore dhe aktuale është parandalimi i shpërnguljes së popullatës nga Maqedonia, për të cilën duhet të përkushtohemi maksimalisht për t’i mundësuar banorëve një standard jetese sa më të volitshëm”, shtoi z. Lika.

Së fundmi, ambasadori z. Gerberich tha se vendi i tij mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

Comments