Zgjedhjet e 8 Majit: Liderët partiak – kush humbi e kush fitoi në “mëhallën” e tij?!
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në vendvotimin e tij në Zajas të Kërçovës ka fituar 213 vota apo 87% të votave, kurse koalicioni VLEN ka marrë vetëm 24 vota, përcjell KlanM.
Kryeministri Talat Xhaferi ka shënuar fitore me epërsi të dyfishtë në vendvotimin e tij në Forinë të Gostivarit. BDI ka fituar 146 kurse VLEN – 73 vota.
Ziadin Sela i ASH-së, sic njofton KlanM, voton në Livadhi të Strugës. Në vendvotimin e tij ka shënuar fitore me 2.6 në krahasim me oponentët politik. Ai ka fituar 206 vota kurse VLEN – 79.
Arben Taravari në vendvotimin e tij në SH.F “Bashkimi” në Gostivar ka fituar 58 vota kundrejt BDI-së me 49. Në këtë vendvotim ka fituar VMRO-DPMNE me 123 vota.
Bilall Kasami i koalicionit VLEN, sic percjell KlanM, ka fituar në vendvotimin e tij në Gjimnazin e Tetovës me 173 vota kundrejt BDI-së me 126.
Në lagjen e tij ka fituar edhe Izet Mexhiti. Në vendvotimin në një shkollë fillore në Butel, VLEN ka fituar 191 kurse BDI-ja 160.
Menduh Thaçi në vendvotimin e tij në Tetovë pëson humbje. Fronti Evropian fitoi 86 kurse VLEN 90.
Kandidati presidencial i LSDM-së Stevo Pendarovski në vendvotimin e tij në Autokomandë të Shkupit, sic percjell KlanM, ka humbur 4 me 1 kundrejt Siljanovskës. Pendarovski fitoi 95 kurse Siljanovska 372.
Kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska Davkova, në vendvotimin e saj në Debar Maalo, ka arritur të tubojë 210 vota për VMRO-DPMNE-në kundrejt 71 për LSDM-në.
Fitore të dyfishtë ka arritur edhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vendvotimin e tij në Vlae të Shkupit. VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, fitoi 174 kurse LSDM-ja 73.
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka pësuar humbje në vendvotimin e tij në Taftalixhe të Shkupit. Rezultati ka qenë 256:170 në favor të VMRO-DPMNE-së.
Në lagjen e tij humb edhe Maksim Dimitrievski i Lëvizjes “Znam”. Partia e tij renditet e dyta me 127 vota kundrejt VMRO-DPMNE-së me 160./tvklan.mk