Zgjedhjet lokale në Kosovë më 17 tetor

406

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e nënshkruajti sot dekretin për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta lokale në vend më 17 tetor të këtij viti.

Në kumtesën e kabinetit presidencial citohet se Osmani e ka marrë vendimin pas konsultimeve me subjektet politike, të mbajtura më 2 qershor.

Me vendimin e njëjtë i kërkon Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës (KQZ) t’i ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve  sipas ligjeve dhe autorizimeve.

Osmani dje e shkarkoi Valdete Dakën nga funksioni i kryetares së KQZ-së dhe në vend të saj e emëroi avokatin Kreshnik Radonjiqi. 

Comments