Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka apeluar për sfidën kryesore me të cilën do të përballen të rinjtë më 18 qershor.
“Ka shumë sfida me të cilat do të përballeni. Zgjedhjet po afrojnë dhe ju do të bëni zgjedhjen tuaj. Do të tundoheni për të mos votuar, të shisni votën apo ta fotografoni atë për të treguar kandidatin për të cilin keni votuar. Jeni ju ata që zgjidhni demokracinë në të cilën doni të jetoni, ndaj bëni zgjedhjen e duhur. Ne e mbështesim Shqipërinë në reformimin e ligjit zgjedhor dhe i japim këshilla në lidhje me praktikat më të mira. Kolgët nga ODHIR do të vijnë të monitorojnë zgjedhjet, por i takon shqiptarëve të vendosin çfare rruge do të marrin përmes votës së tyre”, deklaroi Borchardt në një bashkëbisedim me studentët e Akademisë së Arteve.