Zgjerohet epidemia e fruthit, regjistrohen 3 raste të reja

289

Tre raste të reja të të prekurve nga Fruthi janë regjistruar sot në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Një fëmijë dhe një i rritur nga komuna e Çairit si dhe një fëmijë tjetër nga komuna e Karposhit.

Dy persona të tjerë vetëm janë kontrolluar në ambulancë dhe janë lëshuar për në shtëpi. Ndërkohë që vaksinimi ka vazhduar dhe sot, ku numri i personave të cilët kanë pranuar vaksinën MRP ka shkuar në rreth 3 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë fundjavës punktet vaksinale do të do të jenë të hapura nga ora 7:30 deri më 13:00, ndërsa nga e hëna të njejtat do të punojnë gjatë dy ndërrimeve, përkatësisht nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Comments