Zhduket luani i Fierit, policia heton pronarin: E gjeta në rrugë, por më ngordhi

339
fresco

Policia e Fierit ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj pronarit të luanit që u bë i njohur më rrjetet e sociale pasi kafshoi në qafë një burrë që iu afrua vetë teksa ndodhej brenda rrethimit të një shtëpie.

midle

Pas hetimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.

Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.

Comments