Zhdukja e shefit të anti-drogës/ Elezoviç u largua nga Shqipëria me dokumente false drejt SHBA

430

Detaje të reja kanë dalë për në lidhje me zhdukjen e shefit të Anti-Drogës së Ulqinit Rudolf Elezoviç, i cili humbi gjurmët pak ditë më parë në Shqipëri.

Mediat serbe shkruajnë se ai u arratis në Shqipëri me dokumentet të rreme nga ku me shumë gjasa  mund të jetë larguar drejt SHBA.

Sipas mediave Elezoviç nuk ka kaluar në asnjë nga pikat kufitare pasi dokumentet e tij të identifikimit u gjetën në banesë.

Dyshohet se ai mund të ketë kaluar jashtë shtetit tonë përmes rrugëve të paligjshme që përdoren zakonisht për kontrabandë.

Mediat shkruajnë se ai ka kërkuar ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri, të cilët i kanë siguruar dokumente të rreme për t’u arratisur.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.

Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezović u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar.

Comments