Zidan mbyll aventurën te Reali, theu rekordin duke fituar tre Champions League radhazi


Zinedin Zidan nuk është më trajner i Realit. Francezi ka arritur marrëveshjen për të prishur kontratën me klubin.
Një sezon i dështuar mund të konsiderohet ky për Realit, pasi këtë sezon nuk fitoi asnjë titull.
“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.
Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë.
Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.
Zidan kaloi vitet më të suksesshme te Reali, edhe si trajner, duke fituar tre tituj radhazi të Champions League. /k.k/noa.al