Zidane: Carvajal së shpejti do të jetë gati

328
fresco

Trajneri i Real Madridit ka dhënë një lajm të mirë për gjendjen e Dani Carvajal.

Zinedine Zidane ka treguar në një konferencë për media se mbrojtësi i krahut të djathtë të Realit, Dani Carvajal është shëruar nga problemi me zemrën.

midle

Carvajal është duke munguar që disa javë, shkaku i një virusi që i kishte shkaktuar telashe me zemër, por ajo i përket së kaluarës dhe lojtari është pothuajse gati për t’u kthyer, transmeton KosovaPress.

“Sot Dani ka nisur të stërvitet me biçikletë dhe do t’i duhet pak kohë, por ne jemi të lumtur se ai është shëruar plotësisht”, tha fillimisht Zidane gjatë konferencës për media.

“Mjekët nuk duan të nxitojnë, por ai ka nisur fazën e rikuperimit, pas largimit të virusit dhe shumë shpejtë do të jetë gati”. Përveç Carvajal, Reali të lënduar i ka edhe Mateo Kovaçiçin, Gareth Bale dhe Keylor Navas.

Comments