Zogaj i LDK-së: Do të marrim pjesë në seancë, por qëndrimi ynë s’ka ndryshuar

49
fresco

Pak orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka folur lidhur me qëndrimin e subjektit të tij ndaj kandidaturës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dy dështimeve radhazi për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të kuvendit gjatë seancave të së shtunës, Vetëvendosje ka konfirmuar se edhe në seancën e sotme do ta nominojë sërish Haxhiun për këtë post të rëndësishëm institucional. Megjithatë, mungesa e konsensusit mes partive parlamentare vazhdon ta pamundësojë zgjedhjen e saj.

midle

Zogaj bëri të qartë se LDK-ja do të marrë pjesë në seancë, por nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kandidaturës së propozuar nga VV-ja.

“Po do të marrim pjesë. Qëndrimi ynë deri në ketë moment nuk ka ndryshuar” tha ai shkurtimisht për FrontOnline-n, duke lënë të kuptohet se LDK-ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit.

Comments